Aksident në Labinot Fushë, plagosen dy persona, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Qarkullimi i automjeteve në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhd është rënduar ndjeshëm këtë të shtunë, duke krijuar radhë të gjata mjetesh dhe vonesa për drejtuesit e automjeteve. Fluksi i lartë i lëvizjeve, i kombinuar me ndërhyrje të herëpashershme në rrugë, ka sjellë një situatë të vështirë për qarkullimin në këtë segment. Situata është komplikuar edhe më tej pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të...
Burimi:
sot.com.al