Aksident në fshatin e Kaninës/ Përplasen dy makina, një nga drejtuesit në gjendje të rëndë
Aksident në zonën e fshatit te Kaninës, përplasen dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë. Mjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin Z. H 33 vjeç është përplasur me makinën tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin V. K, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë me ambulancë, jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv