Aksident në Elbasan-Peqin, kamioni përplas makinën, tre të plagosur

Aksident në Elbasan-Peqin, kamioni përplas makinën, tre të plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.   Top Channel