Aksident në autostradën Durrës-Tiranë! Përmbyset kamioni, bllokohet qarkullimi

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë! Përmbyset kamioni, bllokohet qarkullimi

Një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Mësohet se si pasojë e aksidentit qarkullimi në njërën prej korsive është bllokuar Rrethanat ende nuk janë të ditura, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.