Aksident në aksin Pogradec-Lin/ Makina përplas këmbësorin, detajet e para
Aksident në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, rreth 80 vjeç. I dëmtuari është marrë nga ambulanca për tu dërguar drejt spitalit të Pogradecit ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për të bërë zbardhjen e rrethanave. “Më datë 01.05.2026, rreth orës 14.15, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po...
Burimi:
top-channel.tv