Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al