Aksident në aksin Milot-Rrëshen, katër të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut, ku një automjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.
Burimi:
gijotina.com