Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përmbysen në rrugë dy automjete
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur kthesat e Murrashit, ku dy automjete janë përmbysur në rrugë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë aks është vështirësuar për disa minuta, ndërsa policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht në ditët me shi dhe ne segmentet problematike të kësaj rruge. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv