Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy mjete
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër mëngjesin e sotëm. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë. Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi:
sot.com.al