Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët
Një aksident është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, pasi dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një nga shoferët, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. “Sot, në datë 06.05.2026, kemi marrë njoftim nga salla operative për një përplasje mjetesh në aksin Fier–Lushnjë, në Bishqethëm. Sapo kemi mbërritur, kemi konstatuar 2 mjete të përfshira: mjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin A.O. dhe mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A.P., të cilin e mori ambulanca për ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv