Aksident në aksin Fier-Lushnjë/ Automjeti përplaset me kamionçinën, dy persona të lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Lushnjë. Sipas informacioneve, një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të lënduar, që janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al