Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Aksident me vdekje në Durrës, 68-vjeçari përplaset nga makina dhe humb jetën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën paralel me Portin. I aksidentuar për vdekje ka mbetur roja e parkingut që ndodhet te rruga paralel me rrugën e portit poshtë mbikalimit që lidh terminalin e trageteve me stacionin e trenit. Viktima që ishte në rrugë ngjitur me trotuarin është përplasur nga një mjet tip Benz ML me targa AC023AH. Viktima u identifikua si shtetasi Rifat Murra, 68 vjeç. Drejtuesi i automjetit, një 28-vjeçar është ndaluar nga policia që vijon veprimet lidhur me ngjarjen. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M.,...