Aksident me vdekje në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i motomjetit
Foto ilustruese DIVJAKË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Divjakë. Në aksident janë përfshirë një mjet bujqësor pa targa me drejtues shtetasin Mesut Malko 67-vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin Ismail Dervishi rreth 70-vjeç. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi: Divjakë / Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç. Si pasojë e aksidentit...
Burimi:
zeri.ai