Aksident me vdekje në Belsh, 20-vjeçari përplas të moshuarën

Aksident me vdekje në Belsh, 20-vjeçari përplas të moshuarën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Rrenas të Belshit. Një 20 vjeçar dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një 73 vjeçare, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. “Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.”- njofton policia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.