Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat, humb jetën 55-vjeçari (Emri)
Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 55 vjeçar këmbësor. Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes 55-vjeçari nuk ka mundur të jetojë nga plagët. Viktima është identifikuar si Enver Pepa 59 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike teksa është përplasur për vdekje nga mjeti tip Benz me drejtues Orgest Kasa, 35 vjeç. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 35 vjeçar.
Burimi:
gijotina.com