Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjec, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin, i cili, siç duket edhe nga pamjet, ka mbetur i ndezur në rrugë. Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia. E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burimi:
gijotina.com