Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi
Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, teksa një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë. Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç.. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv