Aksident i rëndë në Delvinë, humb jetën 20-vjeçari dhe tre të tjerë mbeten të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur i vdekur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se ngjarja të ketë ndodhur rreth 1 orë më parë. Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes, njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë, raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Sipas informacioneve të para të...
Burimi:
top-channel.tv