Aksident i rëndë në Athinë/ Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar
Një 15 vjeçar i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dhimokratias” në periferi të Athinës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së bashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës. Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej dy pasagjerëve 15 vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe adoleshenti tjetër u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
top-channel.tv