Aksident i rëndë, 3 pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital
Një aksident është shënuar këtë mbasdite në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec. Një mjet tip “Opel Corsa” duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur. Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimi:
kohajone.com