Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë
Një aksident është regjistruar para pak minutash në Vaun e Dejës, në vendin e quajtur ura e Spatharit. Një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujërat e liqenit. Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi të madhe. Tre të rinjtë kanë arritur të dalin nga makina duke shpëtuar. Njoftimi i policisë: Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit....
Burimi:
top-channel.tv