Aksident i frikshëm në Pukë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, drejtuesi i mjetit transportohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv