Aksident i frikshëm në Pukë/ “Audi” del nga rruga dhe përfundon në greminë, shoferi dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Aksident i frikshëm në Pukë/ “Audi” del nga rruga dhe përfundon në greminë, shoferi dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

vendngjarje-makina e aksidentuar PUKË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të të kthesës së Qerretit të Vogël. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Audi" ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, Bardhok Pushtrija, gjendja e të cilit ende nuk dihet. Ai është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ZËRI