Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
AKSHI sjell vështirësi te institucionet/ E-Albania jashtë funksionit
Portali e-Albania është jashtë funksionit për shkak të mospagesave nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndaj kompanive të internetit. Bllokimi i pagesave nga AKSHI ka sjellë një kolaps për shkak të ndërprerjes së lidhjes së internetit në këtë institucion, duke bërë kështu të paaksesueshëm portalin e-Albania. Si rezultat janë krijuar vështirësi në shumë institucione të tjera. Kujtojmë se kjo situatë vjen pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit, e cila jep miratimin për çdo pagesë që kryhet, akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, grup kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i organizuar kriminal. Ndërkohë të njëjtën masë sigurie për të njëjtat akuza GJKKO ka...







