AKPA bën njoftimin: Mbi 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin!
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht në portalin zyrtar puna.gov.al janë të shpallura rreth 6500 vende të lira pune në sektorë të ndryshëm. Duke mbështetur tregun në gjithë sektorët e ekonomisë, AKPA jep informacion të detajuar mbi vendet e lira të punës. Në portal janë të shpallura edhe vende pune që kërkojnë kualifikime më të larta profesionale dhe arsimore. Mes tyre përfshihen pozicione si ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, inxhinierë mekanikë, zhvillues softuerësh, nëpunës zyre, inxhinierë civilë, nëpunës finance, drejtues në tregti si dhe inxhinierë të elektroteknologjisë. Sipas AKPA-së, çdo punëkërkues plotëson online dosjen respekt dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur...
Burimi:
sot.com.al