Akademi për diplomatët, ironizon Korreshi: Përralla me mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës

Akademi për diplomatët, ironizon Korreshi: Përralla me mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar socialistët. nga komisioni i Jashtëm ku po shqyrtohet projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, që Qeveria ka dërguar në Parlament për t’u votuar. Korreshi nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës, teksa tha se po kërkohet që të ndryshohet një ligj që ishte miratuar nga vetë PS-ja në vitin 2015, ndërsa shtoi se në diplomaci janë emëruar vetëm socialistët. “Shoh që trupi diplomatik ka përparësi, se boll këto avantazhet ekonomike. E vetmja kategori, jemi ne që rrimë të lodhur dhe presim nëpër kafe, janë deputetët. E kemi në qiell namin, por duhet të hysh mik për një copë letër te sekretaria. Te kjo pjesë, me Akademinë, se më kujtohet ajo, mos kthehet kjo akademia, akademia...