Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

Shqipëria ka një nga rrjetet më të dendura të farmacive në raport me popullsinë, por qytetarët vazhdojnë të përballojnë një pjesë të madhe të kostos së barnave nga xhepi. Sipas një raporti të Bankës Botërore për sektorin shëndetësor, vendi ka rreth 3 farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në vitin 2018 kishte 10.9 punonjës farmaceutikë për çdo 10 mijë banorë, krahasuar me mesataren evropiane prej 6.7. Në vitin 2023, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kishte kontrata me 822 farmaci private, 42 agjenci farmaceutike, 15 distributorë dhe 43 importues barnash. Raporti thekson se financimi publik mbulon vetëm rreth 44% të vlerës së barnave të importuara, ndërsa pjesa tjetër paguhet kryesisht...