“Aferat e tyre janë bërë gazi i botës”/ Protestuesi “gozhdon” mazhorancën: Populli u zgjua dhe nuk gënjehet më

“Aferat e tyre janë bërë gazi i botës”/ Protestuesi “gozhdon” mazhorancën: Populli u zgjua dhe nuk gënjehet më

Në ditën e 38-të të protestës masive para Kryeministrisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka dëgjuar zërin e një tjetër protestuesi të vendosur, i cili ka deklaruar se ndodhet në shesh që prej fillimit të kësaj lëvizjeje qytetare. Me një fjalim të ndier, ai u shpreh krenar që është pjesë e kësaj qëndrese, duke theksuar se populli shqiptar tashmë ka hapur sytë dhe asnjë makinerie propagande nuk mund ta mashtrojë më. “Ajo që më bën krenar këto ditë është të them se jam një prej jush. Jam këtu prej ditës së parë dhe rrethohem nga njerëz që duan të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Më e bukur do jetë dita kur ky vend të çlirohet nga hienat dhe kasta e vjetër e atyre që nuk menduan...