Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses, burg për njerkun në Gjirokastër
Është lënë në burg Kelment Kursa, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. Vajza e abuzuar është vetëm 12 vjeçe. Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë; vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë;dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Kelment Kursa. Si u zbulua ngjarja: Zbulimi i kësaj ngjarjeje u bë nga ana e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese, ndërkohë që deri tani nuk ka një denoncim konkret nga ana e 12-vjeçares apo e të ëmës. Nga hetimet rezulton se Klement Kursa ka qenë i arrestuar disa ditë më parë në një aksion blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai, së bashku me të vëllanë binjak, dyshohet...
Burimi:
top-channel.tv