AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) financoi blerjen e 23 motoçikletave të reja për Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve operacionale të Policisë së Shtetit dhe rritjen e sigurisë publike. Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, u shpreh se ky investim është realizuar me fondet e krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara, duke dëshmuar se asetet e përfituara nga veprimtaria kriminale rikthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Sipas saj, përdorimi i këtyre fondeve për mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese është një shembull konkret i shndërrimit të pasurive të konfiskuara në një vlerë të dobishme për interesin publik. AAPSK bëri të ditur se do të vijojë të mbështesë institucionet ligjzbatuese...