AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së

AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së

Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje financiare të dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. AAPSK ka alokuar gjatë vitit 2025 përmes disa vendime të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar financime me vlerë 104.2 milionë lekë. Kështu, AAPSK ka financuar projektin për rikonstruksionin e sallave të gjykimit dhe ambienteve të brendshme të GJKKO-së me një fond total prej rreth 72 milionë lekë. Financimi përfshin rikonstruksionin e katër sallave të gjykimit, ambienteve të përbashkëta, si...