A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në Farkë?! Zhduken fotot nga interneti (FOTO dhe DOKUMENTE)

A është ky restoranti 1 milionë euro i Daniel Shimës në Farkë?! Zhduken fotot nga interneti (FOTO dhe DOKUMENTE)

Daniel Shima dhe pamje nga restoranti TIRANË- Ish-nëndrejtori i Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, i cili u “zhduk” disa ditë në verën e vitit 2025, ka krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, para të cilat dyshohet se kanë si burim tenderat e AKSHI-t. Vox News ka raportuar në vijimësi për një mori kompanish të të afërmve të Shimës, nga kushëriri, nëna rrobaqepëse, shokët apo të njohur të tjerë. Dyshimet janë se, nëpërmjet këtij rrjeti, miliona euro janë kanalizuar në firma ndërtimi, prona, apartamente, leje ndërtimi apo edhe në ndërtime pallatesh. Madje janë ndërtuar hotele, janë krijuar edhe kompani lavazhi, apo edhe kompani konsulence në IT, fushë në të cilën vepron vetë 34-vjeçari. Ndërkohë, në këto radhë do të ndalemi te një tjetër...