“A e di mirë italishten, andej do e lëshoj”/ TCH zbardh dosjen me përgjime dhe foto, si funksiononte grupi që çonte shqiptarët ilegalisht në Amerikë dhe Kanada
Është zbërthyer grupi me gjashtë persona të cilët transportonin shqiptarët ilegalisht nga Shqipëria drejt SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave që shkonin deri në 35 mijë euro. Bëhet fjalë për Hazir Macin dhe bashkëshorten e tij, Cekrez Nikoci, Ardian Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj, të cilët akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dokumentohen foto nga takimet që realizoheshin për të nisur shqiptarët drejt vendeve europiane, si Italia fillimisht, e më pas në Republikën Dominikane, me destinacion SHBA-në dhe Kanadanë. Në dosje përmendet edhe përgjimi mes Hazir Macit, i cili bashkëpunon me shtetasin Tahir Cena, për të dërguar një shqiptar nga Italia. Ai e pyet nëse di të flasë italisht....
Burimi:
top-channel.tv