Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
A arrestohet shiu?
A arrestohet shiu? Nga Sonila Meco Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf” Kështu të drejtohet ty o i përmbytur, i zhvatur e i harruar, kryeministri i vendit tënd. E di, e di, do mendosh se është ndonjë patronazhist, ciniku tipik i rrjetit që qesëndis, ndonjë punëtor punishteje propagande… Por jo o lum miku i zhytyr e mykur nën ujë për të disatën herë, me gjithsej e çdo investim, kursim, orendi, makinë, burim jetese, rrugicë e prag shtëpie! Është kryeministri yt, imi, yni, kryeadministratori,...