91-vjeçarja nga Spathara, Shahe Leka: Puna në fshat dhe ushqimet bio, them se do shkoj 120 vjeç

91-vjeçarja nga Spathara, Shahe Leka: Puna në fshat dhe ushqimet bio, them se do shkoj 120 vjeç

Shahe Leka është 91-vjeçe dhe jeton në fshatin Spathar në Librazhd. Jeta nuk ka qenë e lehtë për të, pasi mbeti e ve 25 vjeç dhe rriti e vetme 4 fëmijët duke bërë punë të rënda. Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve nuk u dorëzua kurrë. ”Jam martuar 13 vjeç, kam 2 djem dhe dy goca. Burri im ka qenë partizan në kohën e luftës dhe më ka vdek në moshën 25 vjeç. Nuk u martova më unë. Kam punuar 7 vjet në ndërtim. Bëja panele, qendrat e zjarrit që bëheshin asokohe. Deri në fund në kooperativë kam qenë vazhdimisht, kam bërë çdo lloj pune. Punoja me burrat më tepër, prisja dushk, nuk çaja kokën dhe nuk merresha me llafe. Shikoja ku ishte puna. Shkoja mu në...