81-vjeçari italian gjendet pa shenja jete në një hotel, dyshohet se…
Ditën e sotme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli në Durrës, është gjetur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga shqyrtimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Materialet procedurale për këtë rast janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Burimi:
sot.com.al