800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

Mbi 800 banesa në Durrës kanë prezencë uji, ndërsa 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë. Këtë njoftuan ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Durrës. “Kemi një situatë me prezencë uji në Ish-Kënetë, në Shkozet dhe mbeten në terren të angazhuara të gjitha skuadrat. Nuk do ndahem nga terreni deri sa të ketë largim total të ujërave. Kemi 800 nbanesa të prekura nga uji. Janë evakuuar 180 banorë, të cilët janë akomoduar në dy Kovaleshencat e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. Parashikohen prurje domethënëse”, tha ministri Vengu. Po kështu edhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, bëri të ditur se: “Në pjesën e  parë të ditës shumica e atyre...