700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

Gjendja e rrugës Boboshticë – Dardhë – Podgorie – Lignas ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e mirëmbajtjes së infrastrukturës, pasi pavarësisht fondeve të konsiderueshme të akorduara, segmenti paraqitet i pakalueshëm në kushte të motit të keq. Vetëm për mirëmbajtjen e kësaj rruge janë shpenzuar rreth 1 miliard lekë, ose afërsisht 700 mijë euro, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë borë të pashkarkuar dhe mungesë ndërhyrjeje. Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës është fituar nga kompania “OUEN & SHPRESA-AL”, e cila ka përfituar fondin aktual. Megjithatë, situata reale bie ndesh me vlerën e kontratës, pasi qarkullimi mbetet i vështirë dhe rrezikshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Sipas të dhënave të bëra publike, kontraktori i mëparshëm merrte rreth 13 milionë lekë të vjetra në vit për pastrimin...