7 viktima në më pak se 48 orë, Viti i Ri nis përgjakshëm, aksidentet dhe krimi në familje shkaktojne ‘bilanc lufte’

7 viktima në më pak se 48 orë, Viti i Ri nis përgjakshëm, aksidentet dhe krimi në familje shkaktojne ‘bilanc lufte’

7 viktimat TIRANË- Pa kaluar ende 24 orë nga hyrja e vitit të ri, vendi është përgjakur nga aksidentet dhe krimi në familje. 7 persona kanë vdekur në vetëm dy ditë, ndërsa dhjetra aksidente me persona të plagosur janë shënuar në këto ditë të ndërrimit të viteve. Viti i Ri nisi me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja u regjistrua në orën 03:18 të së enjtes, kur dy automjete një Volksëagen dhe një Mercedes-Benz u përplasën me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Bypass”. Si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën dy të rinjtë që ndodheshin në automjetin Volksëagen, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo...