7.8 milionë lekë dieta të pajustifikuara, KLSH zbulon skandalin e “Albgaz”

7.8 milionë lekë dieta të pajustifikuara, KLSH zbulon skandalin e “Albgaz”

Administrata e shoqërisë shtetërore “Albgaz” sh.a., përfitoi miliona lekë për dieta të pajustifikuara, për të cilat nuk u morën masa as pas lënies së rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas raportit tematik për verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH, rezulton se shoqëria nuk ka zbatuar anjë prej tyre. Historiku Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit kishte gjetur një sërë shkeljesh dhe mangësish në administrimin e fondeve publike në shoqërinë shtetërore “Albgaz” sh.a., të cilat sipas auditimit përbëjnë efekte negative financiare për vetë shoqërinë dhe për buxhetin e shtetit. Gjetjet lidhen kryesisht me trajtime financiare të pajustifikuara për administratën, pagesa të kryera në kundërshtim me kriteret ligjore të punësimit dhe mungesë të miratimeve institucionale për strukturën dhe nivelin e pagave....