50 mijë euro për të dalë nga burgu, GJKKO ‘nuk ia bën dhuratë’ për ditëlindje Metës! Cakrani: beteja jonë s’mbaron këtu

50 mijë euro për të dalë nga burgu, GJKKO ‘nuk ia bën dhuratë’ për ditëlindje Metës! Cakrani: beteja jonë s’mbaron këtu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të rrëzojë kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të lënë qelinë. Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro, të ofruar nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.  Meta depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg" me një masë më të lehtë, vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të ish-presidentit dhe personave të tjerë.  Ndërkohë, pas vendimit të GJKKO-së, avokati Cakrani reagoi për mediat, duke deklaruar se beteja e tyre nuk mbaron këtu. Ai shtoi se Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi sipas tij, ka humbur besimin te...