44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit, gjatë ndjekjes së policisë përplas makinën tyre

44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit, gjatë ndjekjes së policisë përplas makinën tyre

Nuk kanë të sosur “bishat” e dehur në rrugët e Durrësit. Një 44-vjeçar në gjendje të dehur në përpjekje për t’i ikur policisë që po e ndiqte ka përplasur automjetin e policisë. Patrulla ishte njoftuar për një shtetas që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në rrugët e lagjes 17, zonës së ish-Kënetës dhe është vënë në ndjekje të tij. Po në përpjekje për ta ndaluar ai është përpjekur të ikë dhe më pas duke ecur mbrapsht ka goditur makinën e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një rrugicë më tutje, asaj ku ndodhi tragjedia që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër. Pas kësaj 44-vjeçari Rezart Abazaj, u arrestua në flagrancë dhe prokuroria po kryen veprimet procedurale ndaj tij. Ndërkohë...