44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie
44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie Gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri janë në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, në raportin e sotshëm për rrezikun e varfërisë me të cilin përballen familjet me fëmijë. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane prej 22.1%. Eurostat mat treguesin AROPE, që tregon përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Konkretisht, në Shqipëri 44.5% e familjeve me fëmijë në varësi në Shqipëri, ose kanë të ardhura sa 60% e medianës kombëtare, ose nuk paguajnë dot fatura, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimet, ose jetojnë...
Burimi:
sot.com.al