Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
4 mijë ton mish dhe 9.3 mln euro të padeklaruara! Subjekti tregtar i referohet Prokurorisë së Tiranës
Administrata tatimore ka zbuluan mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar, 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura dhe një evazion fiskal prej 6.4 milionë eurosh, duke referuar në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore në vend. Rasti është bërë publik nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi në Facebook. Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal.