4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar kallëzimin në SPAK, për kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit alokoi 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për koncertin e sotëm të Kanye West në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson vendimin një shkelje flagrante të ligjit dhe abuzim me paratë publike. Ai sjell në vëmendjen se kur ishte në opozitë, Rama denonconte organizimin e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë me një kosto prej 1 milion eurosh, ndërsa sot, sipas tij, ka miratuar një fond katër herë më të madh për një koncert privat. “Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë...