38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet. Si çdo ditë grumbullimi i protestuesve ka nisur në sheshin Skëndërbej, e mandej tubuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike. Edhe këtë të martë dëgjoheshin thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Burimi:
opinion.al