29 vite nga tragjedia e Otrantos! 81 karrige për 81 viktima, vendosen buzë detit
pamje nga homazhet VLORË-Sot janë mbushur 28 vite nga Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 24 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe qytetarë të shumtë, u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi. Në shenjë homazhi dhe solidariteti 81 karrige u vendosën buzë detit në përkujtim të viktimave. Çfarë ndodhi më 28 mars Më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u...
Burimi:
zeri.ai