“20 vjet ky kryeministër në qeveri”/ Lika: Rrugë që mund të jetë e ndërtuar e re, por shihen nivelet
Shifrat alarmante të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) tregojnë për një dëm ekonomik që arrin në miliarda euro në vit, si pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së konkurrencës në tenderët publikë. E ftuar në nje interviste televizive, kontabilistja Meri Lika tha se një pjesë e konsiderueshme e kësaj humbjeje i atribuohet drejtpërdrejt prokurimeve ku merr pjesë vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar garën dhe duke favorizuar çmimet e larta. Teksa iu referua të dhënave nga KLSH, Lika u shpreh se vetëm nga procedurat e tenderëve me një konkurrent të vetëm, humbja vjetore për buxhetin e shtetit llogaritet nga 100 deri në 150 milionë euro. Kjo shifër rritet në mënyrë eksponenciale, theksoi ajo, duke arritur në miliarda euro, kur merret në konsideratë menaxhimi...
Burimi:
sot.com.al