18 vjeçarja vetëplagoset në një hotel pranë Saukut, detajet e para

18 vjeçarja vetëplagoset në një hotel pranë Saukut, detajet e para

Një vajzë 18-vjeçare është vetplagosur me armë zjarri në gjoks në një nga hotelet e zonës së Sauku, ku dyshohet se ndodhej së bashku me të dashurin e saj. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa personi që ka qenë me të është larguar nga vendngjarja dhe e ka lënë të plagosur. Sipas burimeve paraprake, vajza ka dalë vetë nga dhoma për të kërkuar ndihmë. Stafi i hotelit ndërhyri menjëherë dhe e transportoi atë drejt spitalit për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel