18-vjeçarja u dërgua në spital e plagosur me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen e ndodhur në Sauk, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri. Autoritetet kanë arrestuar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë, të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes dhe kanë prishur prova. Hetimet vijojnë për gjetjen e armës dhe dokumentimin ligjor të plotë të rastit. Njoftimi i policise Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja...
Burimi:
top-channel.tv